Shtatë të lënduar nga aksidenti në autostradë

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin që ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për lajmi.net se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

“Mund të konfirmojmë se pak para orës 13:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në zonën e Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku janë përfshirë një automjet dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e deritanishme, shtatë persona kanë pësuar lëndime. Njësitet relevante policore janë duke hetuar me rastin”, ka thënë Kelani.

Për këtë aksident më herët ka dhënë detaje, zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti, i cili tha se një familje 5 anëtarëshe nga Mitrovica, u nxorën të gjallë nga vetura dhe pas ndihmës së parë në vendngjarje, u dërguan për ekzaminime e mjekim të mëtejmë në Malishevë e Prizren.