Shtatë përbërësit e shëndetshëm për pije “smoothie”

Shtatë përbërës të shëndetshëm që i kontribuojnë shëndetit duke i shtuar në “smoothie”

“Hani perimet e gjelbra” është këshillë e urtë dhe pirja e tyre mund të jetë po aq e mirë për ju. Kjo nuk do të thotë se mesazhi për të ngrënë “ylberin” me perime e fruta është i gabuar, ka patjetër përfitime për ushqimet e plota të çdo nuance, por hulumtimet e të ushqyerit tregojnë se frutat dhe perimet jeshile në veçanti janë jashtëzakonisht të mira për shëndetin tuaj, gjë që është pjesërisht arsyeja pse “smoothiet” e gjelbër janë bërë kaq të famshëm. Hulumtimet gjithashtu tregojnë se ngrënia e të gjelbërve me gjethe të errëta mund të parandalojë disa sëmundje kronike, duke përfshirë kancerin dhe rënien kognitive. Perime me gjethe të gjelbra kanë pak kalori, nuk kanë yndyra e sheqer të dëmshëm, janë të pasura me vitaminë C, A, E, dhe K. Këto janë elemente që i duhen trupit për të kryer funksionin të shëndetshëm, shkruan everydayhealth.

Avokado

Avokado – yndyra të pangopura që e bën të jetë përbërës i shëndetshëm. Këto yndyra po konsiderohen shumë të mira për shëndetin e zemrës dh e mbron nga sëmundjet kardiovaskulare. Avokado është i pasur me fibra që e bën smoothien tuaj të ketë një teksturë shumë të përshtatshme.

Image

Kale

Kale ka qenë një superushqim për disa vjet, por ka shije të hidhur e kjo e bën atë jo të pëlqyeshme për disa – një studim në tetor 2022 të Psychological Science zbuloi se edhe fetuset në mitër të nënave bënin fytyra të pakënaqura kur ushqeheshin me kalë nga nëna (ata preferonin karrota).
Megjithatë Kale është i pasur me minerale e vitamina si, vitamina A, B6, C dhe K. Kale sipas studimeve të fundit konsiderohet si bimë që mbron kundër kancerit.

Image

Trangulli

Me 95 për qind ujë, trangulli ofron fuqi të jashtëzakonshme hidratuese dhe mund t’ju ndihmojë të përmbushni synimet tuaja personale të hidratimit. Trangujt kanë pak kalori, ndërsa sigurojnë fibra dhe vitaminë K, ndër të tjera lëndë ushqyese. Si përbërës i gjelbër bonus, specat djegës “jalapeño” sjellin pak erëza dhe një dozë fitokimike.

Image

Barërat (herbs)

Njerëzit përdorin barëra për të rritur shijen e recetave, por harrojnë t’i shtojnë ato nëpër smoothie. Ato përmbajnë vajra esenciale, antioksidantë dhe komponime fenolike, mikronutrientë që mund të kenë përfitime anti-inflamatore dhe anti-kancerogjene.
Menta, për shembull, përmban fitokimikë që mund të ulin rrezikun e disa llojeve të kancerit. Disa kërkime tregojnë se basili ka veti anti-inflamatore. Majdanozi është i mirë kundër depresionit dhe ankthit.

Image

Kivi

Lëkura e kivit është ushqyes çuditërish i pasur. Me pothuajse aq vitaminë C sa një portokall mesatar, çdo kivi ju çon pothuajse deri në vlerën tuaj të përditshme që duhet të merrni. Kivi përmban fibra, që nxisin shëndetin tretës dhe parandalon kapsllëkun.

Image

Spinaqi

Tekstura e butë e spinaqit, shije e butë, pak e ëmbël dhe tokësore e bëjnë atë një përbërës polivalent dhe shtesën e përsosur për çdo smoothie. Kur çiftëzohet me frutin në një smoothie, aroma e spinaqit nuk është se vihet re shumë, gjë që mund të jetë tërheqëse për ata që nuk e shijojnë vetë shijen e spinaqit. Spinaqi përmban hekur dhe njihet si burimi më i mirë i hekurit ndër perime. Ai gjithashtu mund të ule shtypjen e gjakut. Spinaqi ka një përbërës antioksidant që quhet Lutein që ndihmon në shëndetin e mirë të syve. Këshillohet që të konsumohet i pa gatuar për shkak që vlerat ushqyese gjatë gatimit mund të humbasin.

Image

Matcha

Matcha është një përbërës në formë të pluhurit që vjen nga bima Camellia Sinesis. Njihet si antioksidant i lartë dhe po konsiderohet të ketë veti anti-kancerogjene.

Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi

Image