Ditëve të fundit sikurse në rajon dhe Evropë, edhe në Kosovë ka pasur rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus.
Gjatë 24 orëve që lamë pas sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, në vend u konfirmuarin 205 raste të reja me COVID-19, kurse tre qytetarë kanë humbur jetën.
Sipas disa të dhënave të publikuara nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti në Kosovë që nga data 13 mars kur janë paraqitur rastet e para e deri më 25 tetor 2020, numri i të infektuarve ka arritur në 18 mijë e 148.
Po ashtu sipas këtyre të dhënave numri total i të shëruarave është 15 mijë e 150, kurse raste aktive mbeten 2 mijë e 332, ndërkaq 666 qytetarë kanë humbur jetën.
Nga 13 marsi e deri më 25 tetor janë kryer gjithsejtë 88 mijë e 090 testime. Testime në 1 milion banorë janë kryer gjithsejtë 49 mijë e 430. Të infektuar në 1 milion banorë janë 10 mijë e 183 qytetarë, të vdekur 372 kurse të shëruar 8 mijë e 501, shkruan Telegrafi.
Sipas këtyre statistikave komuna e cila prinë me numrin më të lartë të të infektuarve është Prishtina me 5 mijë 875 të infektuar, 83 të vdekur, 4 mijë e 851 të shëruar dhe me 941 raste aktive.
Pas kryeqytetit, komuna me numrin më ta lartë të të infektuarve renditet Gjilani me 1 mijë e 314 të infektuar, 40 të vdekur, 1 mijë e 54 të shëruar dhe me 220 raste ende aktive.
E treta me radhë si komuna me numrin më të madh të të infektuarve renditet komuna e Ferizajt. Në këtë komunë janë 957 të infektuar, 44 të vdekur, 853 të shëruar dhe raste aktive mbeten 60.
Prizreni renditet si komuna e katërt në këtë renditje me 922 të infektuar, 54 të vdekur, 781 të shëruar dhe me 87 raste ende aktive.
Top pesëshen e komunave me numrin e lartë të të infektuarve e mbyll komuna e Pejës me 917 të infektuar, 46 të vdekur, 771 të shëruar dhe me 100 raste ende aktive.