Kolesteroli apo yndyra e lartë në gjak ndodh kur njeriu konsumon shumë yndyrë dhe si pasojë bllokohen arteriet e gjakut duke mos e lënë gjakun të qarkullojë normal. Kjo ka ndikim edhe te sëmundjet e zemrës e që mund të çojë deri te sulmi.
Një ndër shkaktarët kryesor të kolesterolit të lartë është ushqyerja në mënyrë të pashëndetshme dhe mosaktiviteti fizik.
Fibrat janë shumë të mira për të tretur ushqimin në organizëm. Ushqimet e pasura me fibra janë drithërat e plota, pemët e perimet, raporton The Health Site.
Perimet e gjelbra, përveç që janë të pasura me shumë vitamina dhe vlera të ndryshme ushqyese, ndihmojnë qarkullimin e gjakut pasi ndihmojnë tretjen e ushqimit.
Arroret si arrat e bademet bashkë më farat e lirit e ato chia, këshillohet të konsumohen çdo ditë në mënyrë që organizmi të përfitojë sa më shumë prej tyre.
Acidi yndyror omega3 gjithashtu zvogëlon yndyrën e pa shëndetshme në gjak, duke parandaluar sëmundjet e ndryshme të zemrës. Përveç peshkut, e arrave, ky acid yndyror mund të merret edhe si suplement.
Çaji i gjelbër po ashtu ndikon për të mirë në shkrirjen e kolesterolit të tepërt në organizëm, duke pastruar zorrët dhe enët e gjakut.
Hudhra është një ndër perimet më të njohura në mjekësi që ka ndikim të mirë në organizëm kur bëhet fjalë për tensionin e lartë të gjakut, që mund të shkaktohet nga kolesteroli. Konsumimi i hudhrës ulë tensionin dhe përmirëson gjendjen zemrës.
Vaji i ullirit ka shumë veti antoksidante dhe si i tillë njihet edhe për largimin e kolesterolit të tepërt. Ky vaj këshillohet të përdoret në vend të vajrave të tjerë që përdoren për gatimin e ushqimit.