Situata e rëndë me COVID-19 është duke vazhduar tash e disa muaj në Kosovë.
Kësisoj për të mos lejuar përhapjen edhe më të madhe të këtij virusi dhe rrezikut që përçon, Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 806 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID.
Të gjithë qytetarët të cilët nuk po mbajnë maskë, distancë apo masat e tjera që kanë të bëjnë me këtë situatë janë gjobitur vazhdimisht tash e disa muaj.
