Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka uruar Shqipërinë për zgjedhjen si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Ai ka thënë se anëtarësimi i saj do ta bëjë më të fortë zërin e Kosovës në Kombe të Bashkuara.
“Urime Shqipërisë për zgjedhjen si anëtare e Këshillit të Sigurimit. Kjo është një arritje e madhe për Shqipërinë dhe diplomacinë e saj të fortë. Bravo Edi Rama, kjo do ta bëjë zërin e Kosovës më të fortë në Kombe të Bashkuara”.