Shqipëria ka fituar ‘finale e vogël’ ndaj Bjellorusisë me rezultat 3-2, duke e mbyllur këtë edicion të Ligës së Kombeve në vendin e parë në grupin 4 të Ligës C.
Kjo fitore e ngjet Shqipërinë në Ligën B, ku përfitimet janë më të mëdha, por edhe kundërshtarët edhe më të fortë.
Nga ky edicion i Ligës së Kombeve kuqezinjtë kanë përfituar 1.1 milion euro.
Për t’iu kthyer ndeshjes, Shqipëria e nisi furishëm, duke krijuar disa raste para portës bjelloruse.
Goli i parë erdhi në minutën e 19-të kur një harkim i Hysen Memollës gjeti Sokol Cikalleshin i cili godet bukur me kokë dhe shënon për 1-0.https://platform.twitter.com/embed/index.html?creatorScreenName=Telegrafisti&dnt=true&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1329084098917273602&lang=en&origin=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fshqiperia-mposht-bjellorusine-ngjitet-ne-ligen-b-dhe-fut-ne-xhep-1-1-milion-euro%2F&siteScreenName=Telegrafisti&theme=light&widgetsVersion=ed20a2b%3A1601588405575&width=500px
Por nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë. Rey Manaj u pengua në zonë nga portieri, ndërsa gjyqtari akordoi penallti.
Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Sokol Cikalleshi për 2-0, duke shënuar edhe golin e dytë personal.https://platform.twitter.com/embed/index.html?creatorScreenName=Telegrafisti&dnt=true&embedId=twitter-widget-1&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1329084628544548870&lang=en&origin=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fshqiperia-mposht-bjellorusine-ngjitet-ne-ligen-b-dhe-fut-ne-xhep-1-1-milion-euro%2F&siteScreenName=Telegrafisti&theme=light&widgetsVersion=ed20a2b%3A1601588405575&width=500px
Bjellorusët ngushtuan rezultatin në minutën e 35-të me Maksim Skavysh.
Por Shqipëria nuk u dorëzua dhe shënoi edhe golin e tretë me Rey Manajn, pak pa u mbyllur pjesa e parë.
Sulmuesi u gjend bukur në zonë dhe me një gjuajtje të fuqishme shënoi për 3-1.https://platform.twitter.com/embed/index.html?creatorScreenName=Telegrafisti&dnt=true&embedId=twitter-widget-2&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1329089775064604687&lang=en&origin=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fshqiperia-mposht-bjellorusine-ngjitet-ne-ligen-b-dhe-fut-ne-xhep-1-1-milion-euro%2F&siteScreenName=Telegrafisti&theme=light&widgetsVersion=ed20a2b%3A1601588405575&width=500px
Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë kishte më pak spektakël.
Shqipëria tentonte të shënonte golin e katërt, ndërsa Bjellorusia të kthehej në lojë.
Max Ebong e hapi ndeshjen në minutën e 80-të të ndeshjes, pas një aksioni të bukur (3-2).https://platform.twitter.com/embed/index.html?creatorScreenName=Telegrafisti&dnt=true&embedId=twitter-widget-3&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1329102490776821760&lang=en&origin=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fshqiperia-mposht-bjellorusine-ngjitet-ne-ligen-b-dhe-fut-ne-xhep-1-1-milion-euro%2F&siteScreenName=Telegrafisti&theme=light&widgetsVersion=ed20a2b%3A1601588405575&width=500px
Deri më fund nuk kishte më gola dhe Shqipëria me këtë fitore siguroi pozitën e parë me 11 pikë, një më shumë se Bjellorusia.