Shqipëria është goditur nga disa tërmete në orët e para të së enjtes.
Tërmeti i parë u regjistrua rreth orës 2:09 me shkallë 3.6 të rihterit.
Dridhje të tokës pati edhe rreth orës 02:22, me 3.4 shkallë të rihterit.
Po ashtu tërmet sipas faqes EMSC pati edhe rreth orës 3:30 pas mesnatës, përcjell Klankosova.tv
Deri më tani nuk është raportuar epiqendra e tërmetit.
Po ashtu nuk dihet nëse ka të lënduar nga këto dridhje të tokës.