Shqipëria ashpëron masat, nga 6 shtatori nuk mund të hyni të pavaksinuar dhe pa test

Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri ka vendosur marrjen e disa masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri.

Vendoset vaksinimi i detyruar për stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët brenda datës 30 shtator.

Nga 1 shtatori ora policore kthehet në 23:00-06:00.

Nga data 6 shtator, qytetarët që hyjnë në Shqipëri duhet të kenë pasaportën e vaksinës, test PCR negativ brenda 72 orëve, ose rapidtest negativ të 48 orëve të fundit, ose provë të kalimit të infeksionit me Covid-6, deri në 6 muaj para kalimit.

Qytetarët shqiptarë që kthehen pa dokument duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe më pas do të duhet të kryejnë një test pas izolimit.