Shqipëri, 9 raste pozitive me COVID-19, shkon në 782 numri i të infektuarve

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 245 testime nga të cilët vetëm 9 kanë dalë pozitiv në COVID-19.

Rovena Daja, nga Instituti i Shëndetit Publik, tha se janë konfirmuar pesë raste në Tiranë dhe katër në Krujë.

Që nga fillimi i epidemisë në Shqipëri janë konfirmuar si të infektuar 782 qytetarë. Prej tyre 488 janë shëruar.

“Situata epidimiologjike paraqitet e qëndrueshme. Kjo tregon se masat e marra, kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet” tha Daja.

Nga data 4 maj, masat e izolimit në Shqipëri do të fillojnë në lehtësohen, mirëpo autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rregulin e distancimit fizik për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.