Numri i personave të infektuar me Coronavirus në Shqipëri ka shkuar në 736.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 10 raste të reja.
Ndërkohë numrit të të shëruarëve i janë shtuar edhe 12 pacientë të tjerë, duke e çuar në 422 numrin total, apo 57 për qind të të infektuarëve.
Ndërsa, betejën me COVID-19 deri tani e kanë humbur jetën 28 pacientë.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 212 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID-19, nëntë në qytetin e Tiranës, një në qytetin e Shkodrës. Deri në këto momente janë testuar 7,491 raste të dyshuara dhe prej tyre 736 raste janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarëve, duke e çuar totalin e të shëruarëve nga COVID-19 në 422, ose në 57.3 për qind të numrit të të gjithë të të infektuarve. Aktualisht në vendin tonë 286 janë persona aktivë me COVID19 ose 42,7 për qind e numrit në total të të prekurve. Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor”, njofton Rakacolli.