I riu që u përpoq të bënte vetëvrasje duke u hedhur nga tarraca e ndërtesës në Shkup.
Policia arriti ta bindë atë dhe të rikthehet në banesë. Sipas mediave lokale, policia negocioi me të për disa orë, ndërsa një dyshek shpëtimi ishte vendosur afër ndërtesës.
Përveç policisë, në terren ishin ekipet e Njësisë së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit dhe Ambulanca.
Nga pamjet e publikuara, shihet se qytetari mban në duar një flamur kombëtar.