Rreth mesnatës në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveçanit ka ndodh një shpërthim.
Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Sipas Elshanit, nuk ka të lënduar nga ky shpërthim, dhe ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi atë.
“Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, ndërsa ka pas dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi. Nuk mund të themi ende se çka e ka shkaktuar këtë shpërthim, ndërsa njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes”, tha Elshani.