Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën “C” në Prishtinë. Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se nuk është raportuar për të lënduar dhe se ende nuk dihen shkaqet e rastit.
“Sot rreth orës 03:30, jemi njoftuar për një rast shpërthimi në një lokal në rrugën “C” në Prishtinë. Njësitet e nevojshme policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti i cili është cilësuar si Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, janë duke punuar njësitet përkatëse në koordinim me prokurorinë e shtetit”, ka thënë ajo.
Ndërkohë që raportohet se vendi ku ka ndodhur shpërthimi është ende i bllokuar nga Policia.