Shpërthim në një qendër tregtare në Ferizaj

Një shpërthim ka ndodhur në një qendër tregtare në Ferizaj.

Në 24 ka shkuar numri i të lënduarve si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një restorant në Ferizaj.

Dy nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për shërim në QKUK në Prishtinë, këto informacione i ka konfrmuar për Gazetën Express kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit.