Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku si pasojë është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.
Kjo u konfirmua nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, për mediat.
“Po, është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejtë ta ndriçojnë rastin”, citohet të ketë thënë ai.
Poashtu në raportim bëhet e ditur se uji ka nisur të rrjedhë nga kanali në mënyrë të pakontrolluar.
