Shpërthim i fuqishëm në Tiranë

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur në një makinë te Komuna e Parisit në Tiranë. Deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale. Deri me tani mesohet se një makinë dyshohet se është bërë objekt i një sulmi me tritol.

Automjeti ka qenë i parkuar në një qendër tregtare në zonën e Komunës së Parisit. Zjarrfikësit janë lajmëruar për një shperthim ndërohë që një grup hetimor po kqyr vendin se nga çfarë ka ardhur shpërthimi.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka shkuar në “Komunën e Parisit” ku mbrëmjen e së enjtes shpërtheu makina në pronësi të prokurorit Arjan Muça.

Jaupaj tha se fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar, ndërsa mjeti kishte rreth dy vite që parkohej në atë vend. Ai ka treguar se sasia e eksplozivit ishte vënë në pjesën e parakolpit.

“Mjeti ka dëmtime në pjesën e përparme. Përdoret nga prokurori dhe aktualisht prej një periudhe dy vjeçare parkohet pranë kësaj qendre. Janë marrë masa nga policia për dokumentimin e kësaj vepre penale. 

Nuk ka të lënduar dhe dëmtime të mjeteve të tjera. Shpërthimi ka ndodhur në pjesën e para kolpit të makinës. Nuk ka pasur asnjë person afër dhe grupi hetimor po merret me pamjet dhe veprimet hetimore”,  tha Jaupaj.