Kriptovaluta më e njohur në botë, Bitcoin, është rritur për 6 për qind të martën duke arritur në vlerë prej mbi 35 mijë dollarësh, në atë që është rritja më e madhe në një vit e gjysmë.
Rritja avancoi ditën e hënë që shënoi 10 për qind rritje. Ishte dita më e mirë e BTC-së në një vit të plotë.
Rritja erdhi në vlug të spekulimeve se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në prag të miratimit të një këmbimoreje me bazë Bitcoini. Një e tillë do t’ua mundësonte investitorëve t’i qasen tregut të aksioneve përmes kriptovalutave.
Bitcoini gati është dyfishuar në çmim sivjet. Tash ka vlerë rreth 35 mijë dollarë.