Qytetarët e grumbulluar për të marrë vaksinën anti-Covid në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë janë shpërndarë nga Policia e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Para sallës janë vendosur pengesa metali për të mbajtur rendin e pritjes së të interesuarve për tu vaksinuar.
Prezentë janë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës në numër më ta madh se ditëve të tjera.
Mëngjesin e së premtes u shkaktua tollovi e radho ët gjata të pritjes së personave mbi moshën 65 vjeçar për vaksinim, për çka u deshtë edhe intervenimi i Policisë.





