Shpend Ahmeti vazhdon me thumbimet ndaj masave të reja

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka vazhduar thumbimet, të shpeshta gjatë dy ditëve të fundit, për masat e reja anti COVID-19 tashmë të miratuara nga Qeveria.

Ai, në një formë, është tallur me shumë nga masat e reja, derisa së fundmi ka pyetur se nëse gastronomia lejohet të punojë deri në orën 19:00 dhe ora policore fillon po në këtë orë, atëherë si do të shkojnë punëtorët e gastronomisë në shtëpitë e tyre.

“Gastronomia lejohet të punojë deri në 19, ndërsa ora policore fillon në 19:00. Punëtorët e gastronomisë duhet të marrin me vete dyshekët dhe të flejnë në kafe ose të teleportohen në shtëpi. #masat”.