Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur rreth kandidimit të tij edhe për mandatin e tretë.
Ahmeti u zgjodh kryetar i Prishtinës për herë të parë në vitin 2013, pastaj në vitin 2017 me Lëvizjen Vetëvendosje dhe më pas u nda nga ky subject, kurse nuk ka treguar ende nëse do të garojë prapë.
“Me më pyet sot kisha thënë jo. Por në politikë nuk mund të e dish kurrë sigurt. Nuk mund të them asgjë definitive. Dy mandate më duken të mjaftueshme. Në SHBA e kanë këtë koncept. Por nuk mund të them definitivisht jo pasi në politikë po i hajshe fjalët. Kam bërë shumë punë në këto dy vite. Kemi lënë punë në gjysmë. Por nëse mendojmë kështu shkojmë deri në pafundësi”,ka thënë ai në T7.
Po ashtu, Ahmeti tregoi rreth planeve të tij nëse nuk kandidon për pozitën e të parit të Prishtinës.
“Me politikë nuk besoj se do të vazhdoj. Normalisht nuk mund të them se nuk mund të merrem gjithmonë me të pasi e kam profesion dhe kam kryer shkollimin e lartë për këtë. Ne në Kosovë më duket se vuajmë prej Sindromit të Stokholmit. Por ne nuk jemi të lidhur për agresorin por për krizën. Tani një muaj me stabilitet nuk jemi të kënaqur”, tha Ahmeti.