Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë në emisionin dPT te Fidani në T7 se kryeministri i Kosovës Albin Kurti veproi drejtë kur shkoi të votojë në Shqipëri për zgjedhje.
Ai ka thënë se partia e Kurtit kandidoi në Shqipëri dhe kështu nuk është logjike që ai mos ta votojë atë.
“Edhe pse me Albinin nuk pajtohemi në shumë gjëra, votimi në Shqipëri nuk është një prej tyre. Nuk është njëjtë sikur të votojë Dacici në Prizren e Albini në Tiranë. Nuk mundesh me kritiku tash në gjithçka që bën. Pasi del prej temës dhe njerëzit nuk të marrin seriozisht. Por tash thotë dikush që po flirtoj me Albinin. Nuk i bie pishman që kam dalur nga VV dhe as që jam futur”, ka thënë ai.
“Me i thënë Albinit se nuk bën me votu në zgjedhje në Shqipëri nuk bën. Kjo pasi edhe që ai po kandidon mes tre kandidatëve. Një votë më shumë për aleatët e tij nuk bën asgjë. Tash të them të drejtën, ka fituar 50% dhe është koha e tyre. Nuk do të kalojnë pa kritika, as prej meje. Por me shku tash me këso sponda duke u munduar të bëjë kritika është e padrejtë”, shtoi Ahmeti.