Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se dje ka festuar ditëlindjen me një organizimi familjar në hapësirë private rreth orës 20 para shtëpisë së tij.
Por festën ia ndërprenë tri vetura të policisë dhe dy të AVUK-ut nga të cilët u gjobitën familjarët dhet vet Ahmeti.
“Mbrëmë kam festuar ditelindjen me familje në një hapësirë private – jo biznis – ku kemi qenë rreth 15 persona prej të cilëve gjysma familjarë (në mes tyre bashkëshortja dhe fëmijët). Ende pa filluar dhe rreth orës 20 (dy orë para orës policore) kanë ardh tre kerre të policisë dhe 2 të Avuk të cilët më kanë thënë se dikush ka lajmëruar dasëm…”
“Unë kërkova që të gjobitemi sipas ligjit. Unë dhe mysafirët u dënuam me gjoba për mosmbajtje të distancës dhe maskave. Nga 35 euro”, shkruan Ahmeti.
Ai falënderon Policinë e Kosovës dhe AVUK-un për sjelljen profesionale gjatë vizitës.
“Mua mbledhia private më kushtoi më shtrenjtë, por rregullat vlejnë edhe për kryetarin pa marr parasysh se a pajtohem me masat apo jo”, ka thënë Ahmeti