Shorti i Ligës së Kampionëve do të përsëritet dhe do të hidhet përsëri në orën 15:00.
Krejt kjo për shkak të një problemi teknik, ku Manchester Unitedi nuk u fut në vazo si opsion për t’u ndeshur me Atleticon.
“Pas një problemi teknik me softuerin e një ofruesi të jashtëm shërbimi që udhëzon zyrtarët se cilat skuadra kanë të drejtë të luajnë me njëra-tjetrën, ndodhi një gabim material në shortin për raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve të UEFA-s”, thuhet në njoftim.