Është hedhur shorti 1/8 së finales në garën e dytë më të madhe evropiane për klube, Ligën e Evropës.
Numri i skuadrave pjesëmarrëse në këtë garë është 16 dhe tanimë të gjitha kanë mësuar kundërshtarët.
Ndeshja më interesante padyshim që do të jetë ajo mes Sevillës dhe Romës, dy nga skuadrat favorite për ta fituar këtë garë.
Manchester United ka pasur fat në këtë short, pasi përballë do ta ketë skuadrën austriake Lask Linz.
Baseli i futbollistëve shqiptarë do të luaj ndaj Eintracht Frankfurtit ose Red Bull Salzburgut, pasi kundërshtari do të mësohet sot kur do të luhet ndeshja e kthimit.
Ndeshje tejet interesante pritet të jetë edhe ajo mes gjigantit grek Olympiacos që eliminoi Arsenalin dhe Wolverhamptonit.
Çiftet:
Frankfurt/Salzburg – Basel
LASK – Manchester United
Sevilla – Roma
Inter – Getafe
Wolfsburg – Shakhtar Donetsk
Rangers – Leverkusen
Basaksehir – Copenhagen
Olympiacos – Wolverhampton. /Telegrafi/GazetaStop/