Për shkak të situatës së krijuar në Kosovë, për shkak të gjendjes së shkaktuar nga koronavirusi, Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, ka marrë vendim që deri në përmirësimin e situatës trajnimet obligative për agjentet e sigurimeve do të mbahen online.
Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, tha se për shkak të kufizimeve në lëvizje dhe duke zbatuar rekomandimet për masat mbrojtëse, kanë marrë vendim që të vazhdohet me trajnimet online.
“Sot është mbajtur mbledhja e stafit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, ku është vendosur për mbajtjen online të trajnimit të vazhdueshëm për agjentet e kompanive të sigurimeve. Shoqata e Sigurimeve të Kosovës është e përkushtuar të respektoje të gjitha vendimet dhe rekomandimet e Qeverisë së Republikës se Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së, për të siguruar mbrojtje maksimale të shëndetit dhe jetës së të gjithë qytetarëve në Republikën e Kosovës”, tha drejtori i Shoqatës së Sigurimeve, Sami Mazreku.