Shoqata e Naftarëve të Kosovës, kundërshton fuqishëm vendimin e AKK për shqiptimin e masave ndëshkuese administrative ndaj 14 kompanive të derivateve të naftës, duke e cilësuar si vendim arbitrar.
Shoqata, fuqishëm deklaron se nuk ka patur asnjëherë marrëveshje për çmimin e naftës në mes të operatorëve të këtij sektori dhe se marrja e këtij vendimi është e bazuar kryesisht në insinuata.