Vazhdon rritet numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri. Harta e vendeve të infektuara është zgjeruar edhe më tej.
Abcnews mëson se në qytetin e Korçës është konfirmuar një tjetër person me Covid-19.
Bëhet fjalë për shoferin e ambulancës të Maliqit.
Personi i infektuar ka shfaqur simptoma të infeksionit si temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje kështu që i është nënshtruar analizave të cilat kanë rezultuar pozitive.
Mbetet ende e paqartë se si është infektuar ky person nga koronavirusi.
Kujtojmë se deri këtë të enjte rezultojnë të prekur 174 persona, mes të cilëve 6 të vdekur dhe 17 të shëruar. Mes të infektuarve janë të paktën 4 fëmijë.