A e dini se cilat vetura drejtohen nga ata që shajnë më shumë në trafik?
“AutoBlog” anketoi 2000 shoferë në Britaninë e Madhe për të parë se cilat marka i drejtojnë ata që janë më nervozët në rrugë.
“Dikur mendonim se drejtuesit e Skodas ishin të qetë dhe të butë, por rezultatet e këtij studimi tregojnë të kundërtën”, ka thënë Peter Yates, i cili mori pjesë në studim.
Sondazhi tregoi se shoferët e Skodas shajnë më së shumti në trafik – për çdo 104 fjalë. Pas tyre janë ata që drejtojnë Range Rovers – të cilët shajnë për çdo 106 fjalë.
Më pas vijnë shoferët e BMW-së (për çdo 109 fjalë), Fordi (111), dhe në fund janë shoferët e Teslas (145).