Sipas raportimeve të datës 3 maj 2021 nga klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë në trajtim 545 pacientë nga SARS- COV-2.
438 janë të konfirmuar me koronavirus, 33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 419 janë në okisgjeno-terapi.
Në QKUK janë të shtrirë 231 pacientë
13 prej tyre në gjendje të rënduar
171 të konfirmuar me SARS COV-2 pozitivë
194 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:
Klinika Infektive, 93 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 37 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID, 13 pacientë + tre në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, katër pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, dy paciente
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 314 pacientë
20 në gjendje të rënduar
267 të konfirmuar pozitivë
225 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 47 pacientë
Spitali i Gjakovës, 64 pacientë
Spitali i Pejës, 75 pacientë
Spitali i Gjilanit, 41 pacientë
Spitali i Ferizajt, 38 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 37 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 12 pacientë