Shkon në 750 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, konfirmohet viktima e 30

Shkon në 750 numri i të prekurve në Shqipëri nga COVID-19, ndërsa ISHP ka konfirmuar edhe viktimën e 30.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID-19, nga të cilat 7 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe 2 raste në Shkodër.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 52-vjeçar nga Kruja me iniciale S. B., i cili ka qëndruar për 8 ditë në reanimacion.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 267 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID-19, nga të cilat 7 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe 2 raste në Shkodër. Deri në këto momente janë testuar 7758 raste të dyshuara dhe prej tyre 750 raste janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 52-vjeçar nga Kruja me iniciale S. B., i cili ka qëndruar për 8 ditë në reanimacion. Shkon në 30 numri i qytetarëve që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarëve, duke e çuar totalin e të shëruarëve nga COVID-19 në 431″, njofton Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik.