Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), ka njoftuar se është rritur numri i të shëruarve në Kosovë në vendin tonë nga koronavirusi. Sipas IKSHPK-së, numri i të shëruarve ka shkuar në 271 raste.
“Sot më 30 prill 2020, janë shëruar edhe njëzet e dy (22) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e shtatëdhjetë e një (271) raste”.
Nga data 08 shkurt deri më 30 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 7.423 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej tetëqind e gjashtë (806) raste, me gjithsej njëzet e dy (22) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.