Shkon në 25 numri i të infektuarve me koronavirus në Postën e Kosovës

Ka shkuar në 25 numri i të infektuarve me koronavirus në Postën e Kosovës

Burime të lajmi.net bëjnë me dije se numri i të infektuarve me koronavirus në Postën e Kosovës është rritur në ditët e fundit, aktualisht janë 25 punëtor të infektuar me Covid-19.

Ndryshe, vetëm sot në vendin tonë janë konfirmuar 129 raste të reja me koronavirus, shifër kjo rekord që nga rastet e para me koronavirus.

IKSHPK, po ashtu ka njoftuar se në javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregëtare dhe biznese private.

Po ashtu sot më 14 qershor 2020, janë shëruar 10 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 963 raste.