Në Shqipëri ka shkuar në 16 numri i viktimave nga COVID-19. Rovena Daja, nga Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri, tha se ka ndërruar jetë një pacient 78-vjeçar nga Durrësi, i konfirmuar me COVID-19.
“78-vjecari ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë”, tha ajo.
Në 24 orët e fundit janë testuar 96 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 18 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 1919 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19 277 raste, nga të cilët vetëm 8 janë fëmijë. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.