Shkon në 130 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë

Numri i vdekjeve në Kosovë ka shkuar në 130, kështu në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima.

Lajmin e bëri të ditur drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani përmes një konference për media ku thotë se numri total i viktimave ka arritur në 130.

“Numri total i rasteve pozitive është 5.617 raste nga 30.567 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 130 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”.

Sot janë shënuar edhe 145 raste pozitive me Covid-19, ndërsa 171 pacientë janë shëruar.