Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), ka njoftuar të dielën se janë 9 persona të shëruar nga kornavirusi pasi kanë rezultuar negativ në testet e dyta radhazi. Numri total i të shëruarve nga Covid-19 në Kosovë, ka shkuar në 102.
‘’Sot më 19 prill 2020, janë shëruar edhe nëntë (9) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e dy (102)’’, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së.
Ndërkohë numri i personave të prekur me koronavirus në vendin tonë ka shkuar në 561 kurse i atyre të vdekur është 12.