Shkolla për Frizer Kujta Hair Style në Vushtrri dhe Prishtinë ka thyer kufinjtë e suksesit pasi nxënësit e saj kanë arritur të depërtojnë dhe të punësohen në tregun e Gjermanisë.
“Kujta Hairstyle” ka vazhduar me suksesin e rradhës, pas lansimit të Shkollës së Floktarisë muaj më parë, këtë rradhë një nga nxënësit e kësaj shkolle pas aftësimit është punësuar edhe në tregun gjerman si floktar.
Bëhet fjalë për D.Asllanin i cili pas mbarimit të trajnimit për frizer ka arritur të punësohet në Gjermani duke aplikuar aftësitë e mësuara gjatë shkollimit disa mujore në “Kujta Hairstyle”.
Tejet i lumtur për këtë është shprehur frizeri i njohur Kujtim Muzaqi, i cili është edhe themelues i kësaj akademie, i cili ka thënë se ky është një hap i madh inkurajues për të punuar me të rinjë, suksesi i të cilëve po e gëzon atë tejmase.


