Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se do të kërkojnë ndihmë nga Qeveria për kompensim të dëmit të banorëve pas reshjeve të mëdha të shiut, njofton Klan Kosova.
Përmes një statusi në Facebook, Tahiri tha se shkolla fillore “Naim Frashëri” në këtë qytet është duke u bërë gati për strehim të qytetarëve që kanë nevojë.
Lexoni të plotë njoftimin e tij:
Vushtrria sot është zgjuar me vërshime nga lumi Silnica dhe gjendje të rënduar të ekonomive familjare dhe banorëve në pjesën e qytetit, afër lumit Silnica!
Ekipet emergjente, mjekësore dhe FSK kanë evakuar banorët. Po bëjmë përpjekje maksimale për të ju dalur në ndihmë, gjendja është e rënduar edhe tani.
Do të kërkojmë nga Qeveria kompensim të dëmit banorëve.
Shkolla fillore Naim Frashëri në qytet është duke u bërë gati për strehim për qytetarët që kanë nevojë.
Zoti na ndihmoftë!