Të shtunën rreth orës 13:10 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës.
Oficeret korrektues kanë pranuar informacion se një person i panjohur ka hedhur një pako të dyshimt nga rruga në drejtim të kulmit të Q.P Prizren.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i oficerëve korrektues, me ç’rast kanë lokalizuar pakon e dyshimt dhe gjatë hapjes është konstatuar se në brendësi të saj kanë qenë:

· Dy (2)telefona Samsung me kamerë pa kartelë;
· Një(1)telefon TEENO me kamerë pa kartelë;
· Një(1) telefon mini NOKIA L8STAR pa kartelë;
· Dy adaptera të kamofluar për USB kabel;
· Dy kartela memori kartë mitro SD 4nga 4 GB.
Të gjitha këto kanë qenë të mbeshtjellura dhe të kamofluara me një qantë dhe një mbështjellse për matjen e tensionit të gjakut.
Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës, ndërsa janë iniciuar procedurat tjera sipas rregullores.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.