Një laborator i drogës është shkatërruar nga policia në fshatin Graniçan të Leposaviqit.
Bëhet e ditur se ky laborator ishte i destinuar për prodhimin e kanabisit.
Lidhur me rastin një person është arrestuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Mitrovicën e Veriut, në aksionin e zhvilluar të shtunën.
I dyshuari nuk ishte gjetur fillimisht në atë lokacion, por i njëjti ishte prangosur në Jarinje, duke tentuar të arratiset.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë në veri, Veton Elshani.
“Ne lidhje me rastin i dyshimti R.V. (1981) rreth orës 19:30 është ndaluar dhe arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë se personi i dyshuar është ndaluar dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, tha Elshani.
“Njësia DHTN Mitrovicë-Veri, nën asistimin e zyrtarëve policor nga DRP Mitrovicë-Veri, kemi bërë bastisjen së bashku me objektet përcjellëse të shtëpisë, ku gjatë bastisjes në një dhomë të shtëpisë kemi gjetur dhe sekuestruar 23 bimë të mbjella të dyshuar të kanabisit me gjatësi nga 40 cm deri ne 1.85 cm , si dhe pajisje tjera të cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit (poqa , ventilim etj)”, theksoi ai.
“Njësia e forenzikës ka bërë fotografimin dhe sekuestrimin e dëshmive. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori nga departamenti i krimeve të rënda, dhe me udhëzim të tij nga bimët merren disa mostra që do të dërgohen në laborator kurse pjesa tjetër me urdhër të prokurorit shkatërrohen”, bëri të ditur Veton Elshani .