Presidentja Vjosa Osmani ka komentuar raportin e vëzhguesve zgjedhor të BE-së, lidhur me shkarkimin e Valdete Dakës, ish-kryesuse e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ani se në raportin zgjedhor të BE-së u tha që shkarkimi i Valdete Daka ishte i jashtëligjshëm, presidentja Osmani për këtë është përgjigjur duke thënë se ka qenë në përputhje të plotë me ligjin dhe kushtetutën.
”Jam e kënaqur që zgjedhjet janë cilësuar si më të mirat dhe më të demokratike në rajon, e lumtur që vlerësimi me punën e KQZ është pozitive. Presidentja është autoriteti emërues dhe shkarkues i KQZ dhe ky vendim ka qenë në përputhje të plotë me ligjin e Kushtetutën”.
”Mua nuk mund të më zbrazë askush me kërcënime ne Gjykatën Kushtetuese dhe do të jem e pa kompromis në pavarësinë e institucioneve në vend”.