Dhjamosja e mëlçisë po bëhet shqetësim për shumë njerëz, të cilët mund të mos jenë të vetëdijshëm se çfarë po e shkakton këtë gjendje. Por doktorët kanë bërë të ditur se ka disa shkaktarë.
Një ndër faktorët që mund të shkaktojë dhjamosje në mëlçi është mbipesha, sidomos pesha e tepërt në zonën e stomakut. Kjo gjë mund të rrisë rrezikun për dhjamosje të mëlçisë duke shkaktuar inflamacion e dëmtim, shkruan India.com
Një tjetër shkaktar i kësaj gjendje është aciditeti i paktë në stomak. Kur stomaku ka pak aciditet, ushqimi nuk tretet si duhet, kështu që vitaminat e mineralet e duhura që vijnë nga ushqimi nuk mund të absorbohen mirë nga organizmi.
Shkaktar tjetër konsiderohet edhe mungesa e aktivitetit fizik. Qëndrimi ulur nuk është i mirë për shëndetin e njësoj edhe për mëlçinë. Sa më shumë aktivitet fizik apo ecje do të jetë më mirë për mëlçinë dhe trupin në përgjithësi.
Konsumimi i shpeshtë i karbohidrateve të dëmshme mund të shkaktojë dhjamosje në mëlçi. Pra këshillohet që të konsumohen sa më shumë fruta e perime.
Stresi i madh gjithashtu është faktor negativ për organizmin dhe mëlçinë sepse rrit inflamacionin në trup që mund të çojë në sëmundje të këtij organi.
Mbingarkimi i mëlçisë gjithashtu ndikon për të keq. Mëlçia mbingarkohet nga ushqimi i pashëndetshëm dhe pirja e shpeshtë e pijeve alkoolike. Përveç kësaj, pijet me sheqer të shtuar, që janë shkaktare për shumë sëmundje, mund ta dhjamosin edhe mëlçinë e të shkaktojnë dëme në organizëm.
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj toksinave të ndryshme shkakton dëme gjithashtu. Në toksina përfshihet edhe ajri i papastër, e konsumimi i vazhdueshëm i ilaçeve të ndryshme, të cilat mund ta mbingarkojnë funksionimin e mëlçisë duke pamundësuar detoksifikimin normal të organizmit.