Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë

Shiu i rrëmbyeshëm me breshër e erëra të forta që përfshiu Kosovën ka shkaktuar probleme të theksuara edhe në komunikacion, sidomos në kryeqytet.

Kosova është goditur nga moti i keq gjatë orëve të pasdites, me reshje të dendura shiu, breshëri dhe erëra të forta që kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme në disa rajone të vendit.

Pas temperaturave të larta të nxehtësisë, një mot me shi të dendur ka goditur në orët e mbrëmjes kryeqytetin Prishtina dhe shumë qytete e fshatra tjera të Kosovës.

Kjo ka shkaktuar edhe vërshime në disa rrugë të kryeqytetit, duke shkaktuar kolona të automjeteve.

Në hyrje të Prishtinës, nga ana e Hajvalisë ka kolona të automjeteve për të hyrë në kryeqytet shkaku i vërshimeve në rrugë.

Derisa në disa qytete e fshatra ka pasur edhe reshje të forta breshëri.

Kujtojmë, ditëve të fundit kanë mbretëruar temperatura të larta deri në 36 gradë Celsius.

Me këtë rrebesh shiu, edhe IHMK ka njoftuar se nga disa e sotme nxehti i quajtur “saharian”, do të kalojë dhe temperaturat do t’i kthehen të nxehtit normal.