Miliarderi, Elon Musk ka blerë rrjetin social Twitter me shumën marramendëse prej 54 miliardë dollarë.
Shefi ekzekutiv i Tesla tash e disa javë lidhet me një lëvizje të mundshme të tillë dhe tashmë mediat britanike dhe ato botërore bëjnë të ditur se një gjë e tillë po ndodh.
Musk është personi më i pasur në botë, sipas revistës Forbes, me pasuri afro 276.6 miliardë dollarë, që kryesisht është falë aksioneve të tij në prodhuesin e veturave elektrike Tesla, firmë të cilën e drejton. Ai po ashtu e drejton edhe firmën SpaceX.