Zhvillime të reja po ndodhin në skenën mediale të Kosovës, përveç problemeve që ka sjellë pandemia COVID-19, ka media që po u ndërrohet pronari.
Kështu Gazeta Express thonë burimet ka ndryshuar pronarët.
Sipas burimeve të pa konfirmuara të Gazetës Stop thuhet së Express është shitur për 3 milionë euro dhe prapa blerjes qëndron gazetari Baton Haxhiu, i cili vetëm pak muaj më herët është larguar nga Klan Kosova pas 11 viteve të drejtimit të tij.
Burimet nuk kanë mundur të konfirmojnë se në pako me Gazetën Express është shitur edhe Televizioni 7 (T7), që funksionon në të njëjtën shtëpi mediale.
Ndryshe, Gazeta Express është media, e cila ka më së shumti lexues në tregun medial të Kosovës.