Shi dhe vranët sot në Kosovë

Me mot të ndryshueshëm nisi java e fundit e gushtit.

Moti që do të mbizotërojë në vendin tonë gjatë ditës së sotme nuk do të jetë i qëndrueshëm. Mëngjesi i sotëm u përfshi nga reshjet e shiuu.

Vranësira, reshje shiu e bubullima do të ketë gjatë tërë ditës. Rrebeshet nëpër lokalitete mund të jenë më intenzive, me mundësi për breshër.

Por nga dita e mërkurë pritet përmirësim. do të depërtojnë masa kryesisht stabile dhe të thata anticiklonike.

Ndërsa nga e enjtja në tërë rajonin tonë na pret mot kryesisht me diell dhe me ngritje progresive të temperaturave. Temperaturat maksimale përsëri pritet ta kapin dhe tejkalojnë shifrën 30 gradë Celsius.