Me tensione është zhvilluar procesi i numërimit të votave edhe në Tiranë. Në KZAZ 30 te shkolla “1 Maji” janë konfliktuar fizikisht vëzhguesit me njëri-tjetrin.
Mësohet se ka pasur një përplasje fizike me grushte dhe me sende të forta mes të pranishmëve.
Sipas informacioneve të para mësohet se për këtë ngjarje janë shoqëruar 3 persona në polici.
Në KZAZ nr. 30 ishte pezulluar procesi i numërimit të votave rreth para një ore.