Shërohen edhe 197 persona nga koronavirusi në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se janë shëruar 197 persona nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.346 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.534”, thuhet në njoftim.

Nëntë persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me virusin COVID-19 në Kosovë.