Shërohen edhe 102 persona nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e fundit rreth koronavirusit në Kosovë, sot janë konfirmuar 239 raste pozitive me koronavirus si dhe janë shëruar 102 persona, raporton Gazeta Stop.

“Numri total i rasteve pozitive është 7.652 raste nga 35.121 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 192 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, njofton tutje Ministria e Shëndetësisë. 

Aktualisht numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 4.129 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.331.