Sonte në Kosovë është konfirmuar shërimi i 87 personave të cilët ishin të prekur me koronavirus, ka bërë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
“Sot më 27 qershor 2020, janë shëruar 87 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.394 raste, kurse raste aktive 1.148”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.